Hyrja e Aeroportit Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut, Kukës/ O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga dita kur do të ulet për herë të parë avioni në Aeroportin e Kukësit, kryeministri Rama publikoi pamje nga hyrja e re e këtij aeroporti.

“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh”, shprehet Rama.

Rama gjithashtu pak ditë me parë bëri të të ditur dhe emrin që do të mbajë ky aeroport, Aeroporti Ndërkombëtar Zayed – Flatrat e Veriut.

Gjithashtu pak ditë më parë në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar.

Aeroporti i Kukësit ka marrë licencën kombëtare dhe është në proces të marrjes së licencës ndërkombëtare, duke qenë kështu gati për të nisur më 18 prill, fluturimin e parë.

Këshilli i Ministrave mori vendimin në fund të marsit për krijimin e zonës doganore të përhershme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.