“E majta e bardhë, e djathta e zezë/ Mesazhi i veçantë i Ramës: Ja cila është sfida jonë më e madhe

TIRANË, 11 prill/ATSH/  Kryeministri Rama tha sot nga Lapraka, gjatë një takimi me të rinjtë të Tiranës, se sfida është të bashkojmë të gjithë kundër atyre që kërkojnë përçarje.

Kryeministri Edi Rama tha se është e vërtetë, shumë e vërtetë, që ndryshimi mes jetës sot dhe asaj dje është i jashtëzakonshëm

“Mora atleten e majtë të bardhë dhe të djathtën e zezë për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët, e pra, për mua dhe për të gjithë ne, sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzakonshme të njerëzve të zakonshëm. Sfida jonë e madhe është, jo vetëm kundër të gjithëve, siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë”-u shpreh Rama.

“Vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq sesa tetë vite më parë, nëse ky vend është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lartë, kjo ka ndodhur dhe do të ndodh dhe kjo do të vijoi, jo se jemi vetëm, por se jemi bashkë e do të vijojmë të jemi bashkë. Jeta këtu mund të behet më e mirë këtu duke punuar, duke punuar, duke punuar dhe duke mos pritur që jeta të ndryshoj sa hap e mbyll sytë me receta çudibërëse dhe duke u rendur pas një partie apo partie tjetër. Është e vërtetë,  shumë e vërtetë, që ndryshimi mes jetës sot dhe asaj dje është i jashtëzakonshëm. Është po kaq i vërtetë se ndryshimi mes sot dhe nesër, duhet të jetë edhe më i jashtëzakonshëm e kush do ta bëjë, ata që thonë se tetë vite më parë ndodhi një aksident dhe që e fton popullin sot të laj fajin që tetë vite më parë i largoi nga zyrat, çfarë aksidenti ndodhi tetë vite më parë? Kur e gjithë rinia ishte futur në rrugët qorre të atyre universiteteve që jepnin diploma pa vlerë. Kur universiteti që ishte investim i kursimeve të prindërve dhe mundin e të rinjve krijonte rreshta të papunësh, sot nuk diskutojmë më për diploma false, për diploma që blihen, por sot diskutojmë se si universitetin tonë ta çojmë në një nivel tjetër, që nuk kanë rreth të lidhur me një parti apo tjetër”,- tha Rama.

“Por se si t’ja bëjmë që të gjithë hyjnë në universitet siç e meritojnë, aty ku e meritojnë të kenë një arsim të lartë edhe me cilësore me diploma edhe më të vlefshme, duke thirrur këtu universitet të huaja të mirënjohura në botë dhe Europë për t’u bërë bashkë me universitet tona ku djemtë e vajzat e Shqipërisë të studiojnë ato programe sikur të ishin jashtë e të marrin ato diploma pa patur nevojë të shkojnë jashtë kufijve. Kjo mund të bëhet sot, jo dje, se dje duhej të pastronim të gjithë fushën e minuar të universitetit tonë, kush mund të vinte dje e të interesohej dje për planin tonë të veprimit “2021-2025”, kur dje universiteti ishte shembylltyrë e diskriminimit të plotë”,- tha Rama.

“Kush mund të vinte dje nga emigracioni për të investuar në Shqipëri? Kush mund të vinte nga emigracioni për të investuar në një shtëpi të vjetër të gjyshërve të tyre në një fshat të caktuar për ta kthyer në agrobujtinë e të fitonte të ardhura më shumë se sa në emigracion”,- tha Rama.

Kush do vinte këtu dje për të investuar 2.5 ,milliard tek Porti i Durrësit për ta bërë një nga prioritet më të mëdha të Mesdheut, apo për të investuar dhe për të menduar për aeroport të dytë, të tretë apo të katërt”- u shpreh Rama.

“Kush mund ta mendonte dje se Shqipëria sot do ishte gati për të hyrë në një fazë të luftës për tu bërë e ardhmja e të gjithë fëmijëve të vetë?. Nuk kishte se si, por ajo që është më e rëndësishmja për të gjithë vajzat e djemtë, është që mos të bëjnë gabimin e madh të mendojnë se po nuk u more me politikë, po nuk votove është njësoj sikur të votosh”, tha Rama.

“Të merresh me politikë s’do të thotë të bëhesh politikanë. Unë nuk u futa në këtë rrugë për tu bërë politikanë, unë isha në emigracion dhe erdha nga emigracioni pasi më shtyu besimi shumë i fortë se ky vend bëhet dhe nëse ky vend nuk është bërë e nuk është bërë e nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë preh e recetave çudibërëse e kanë përfunduar në fund të greminave, kjo ka ndodhur nga fakti se ajo shumicë kritike njerëzish që besojnë tek puna, njerëzish që besojnë tek vetja, njerëzish që besojnë tek guximi i tyre i kanë lënë të tjerë të marrin vendime për ta, ja kanë deleguar të tjerëve fatin e tyre. Unë ju futa politikës, se nuk doja më që fatin tim e të familjes sime t’ja delegoja të tjerëve”,- u shpreh Rama. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.