Denaj: Çdo aset ta vëmë në shërbim të turizmit

TIRANË, 11 prill/ATSH/Për kandidaten për deputete me nr.4 për Partinë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, Anila Denaj çdo aset i kësaj zone duhet  vënë në shërbim të zhvillimit të turizmit, duke i ndërthurur ato.

“Në Kakodhiq, ku pata mundësinë të vizitoja nga afër, një nga asetet e veçanta të kësaj zone, siç është kisha e Shën Thanasit. Ndërthurja e turizmit të religjonit, bukurive të natyrës dhe mikpritja e banorëve e bëjnë këtë zonë tërheqëse për turistët e huaj dhe vendas”, shprehet  Denaj.

Ajo shton se, “zhvillimi i turizmit kulturor, ai religjon dhe  agroturizmi  do të ndikojnë direkt në punësim dhe ekonominë e çdo familje dhe të vetë zonës”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.