Çuçi në Gjirokastër: Me 25 prill të bëhemi bashkë për të ndalur kthimin prapa të Shqipërisë

TIRANË, 11 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtues politik për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi ka zhvilluar sot një takim me familje në oborrin e një shtëpie në lagjen “Gërhot” të Gjirokastrës.

Në fokus të takimit të Bledi Çuçi me disa familje në oborrin e një shtëpie në lagjen “Gërhot” të Gjirokastrës, ishte për të thënë, çfarë kemi bërë dhe të ndajmë me ta çfarë do të bëjmë në mandatin e tretë.

Ai tha se e vetmja shpresë për qytetarët është Partia Socialiste dhe me 25 prill të bëhemi bashkë për të ndalur kthimin prapa të Shqipërisë

“Shumë e rëndësishme është që të mos neglizhojmë asnjë votë. Flisni me njerëzit tuaj, miqtë, të afërmit, kolegët, komshinjtë e këdo që njihni. Në 25 prill të bëhemi bashkë për të ndalur kthimin prapa të Shqipërisë. Çdo votë për Partinë Socialiste, të vetmen të mirë që ka sot politika shqiptare, të vetmen shpresë për qytetarët që kërkojnë dhe meritojnë më të mirën”, shprehet Çuçi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.