COVID-19 – Mbi 135 milionë raste në botë

PARIS, 11 prill /ATSH-AFP/ – Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kapërcyer pragun e 135 milionë rasteve.

Sipas faqes “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në botë janë regjistruar gjithsej 135 082 420 raste infektimi me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31 773 300 raste.

Pas SHBA-së, rastet më të shumta janë regjistruar në Brazil (13 286 324) dhe Indi (13 202 783)

Përsa i përket numrit të vdekjeve, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19 2 921 655 persona.

Të shëruarit janë 108 701 451.

Aktualisht, në botë ka 23 411 181 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.