COVID-19 i lidhur me depresionin dhe demencën

LONDËR, 11 prill /ATSH/ – Personat e diagnostikuar me COVID-19 kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë depresion, demencë, psikozë dhe goditje në tru, në gjashtë muajt e parë pas sëmundjes, sipas një hulumtimi britanik.

Një e treta e personave me një infeksion të mëparshëm Covid-19 zhvilluan ose patëm rikthim të një gjendjeje psikologjike ose neurologjike.

Por ata që u pranuan në spital ose në kujdes intensiv patën një rrezik edhe më të lartë.

Autorët e studimit theksuan se si efektet e stresit, ashtu edhe virusin kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në tru.

Shkencëtarët britanikë analizuan të dhënat elektronike mjekësore të më shumë se 500 000 pacientë në SHBA dhe shanset e tyre për të zhvilluar një nga 14 gjendjet e zakonshme psikologjike ose neurologjike, përfshirë hemorragji në tru, goditje në tru, Parkinson, sindroma Guillain-Barré, demencë, psikozë, çrregullime të humorit, çrregullime ankthi.

“Ankthi dhe çrregullimet e humorit ishin diagnoza më e zakonshme në mesin e personave të prekur nga COVID-19 dhe këto kishin më shumë të ngjarë të lidheshin me stresin e përvojës së të qenët shumë të sëmurë ose të shtruar në spital”, shpjeguan studiuesit.

Gjendjet shëndetësore, si goditja në tru dhe demenca kishin më shumë të ngjarë të zhvilloheshin nga ndikimet biologjike të vetë virusit ose të reagimit të trupit ndaj infeksionit në përgjithësi.

COVID-19 nuk shoqërohej me një rrezik në rritje të sindromës Parkinson ose Guillain-Barré (një rrezik nga gripi)./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.