Basha me të rinjtë në Elbasan: Arsimi dual shpëtim për të rinjtë e shkolluar dhe të papunë

TIRANË, 11 prill/ATSH/  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të turin e takimeve në qytetin e Elbasanit, ka zhvilluar një bashkëbisedim dhe me të rinj të këtij qyteti.

Basha tha se largimi i të rinjve është sfida me të cilën Partia Demokratike ka hartimin e programit që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Ai shpjegoi se ky plan parashikon trajnimin DUAL për përgatitjen profesionale të studentëve, stazhe të paguara nga qeveria për 10 mijë student dhe ofrimi falas i 5 gjuhëve të huaja, janë vetëm disa nga hapat që do t’u mundësoj punësim me paga dinjitoze.

“Është e pa pranueshme që emigracioni të rinjve të vendit tim të jetë 12 herë me lartë sesa e një vendi fqinj, sepse kjo tregon se qeveria e vendit tim ka 8 vite që nuk bën detyrat. Përkundrazi dështon në çdo rrafsh dhe në asnjë rrafsh më shumë sesa me rininë. Kjo është edhe sfida me të cilin kemi nisur hartimin e programit tonë që ka në qendër ekonominë dhe rininë. Kur flasim për rininë, kemi parasysh arsimin dhe punësimin e rinisë. Programi ynë ka zgjidhje konkrete dhe të realizueshme, jo tullumbace elektorale. Shumicën e këtyre zgjidhjeve faktikisht i kemi hartuar jo vetëm duke u dëgjuar ju, por edhe duke marrë vendimin tuaj. Sigurisht duke u mbështetur në kapacitete dhe potencialin real të rinisë në mundësitë reale të Shqipërisë dhe një mundësi tjetër që se kemi shfrytëzuar fare këto 8 vite, që është ndihma nga Bashkimi Europian në çdo fushë të jetës, në ekonomi, e në veçanti në rini”,- tha Basha.

“E kur qeveria shqiptare që do të dal nga vota e 25 prillit të vendos një euro në funksion të një prioriteti, fjala bie rinia, të jenë të sigurt që BE-ja do të vendos të paktën një, ndoshta dy dhe kështu së bashku do të konvergojmë interesat e Shqipërisë, të familjeve shqiptare, interesat tuaja që janë edhe interesat e mia dhe të qeverisë së ardhshme me interesat e Bashkimit Europian dhe do të bëjmë të mundur të kapërcejmë këtë ëndërr të keqe që ju mundon prej 8 vitesh. Ky është një nga prioritetet tona tek reforma të arsim. Së pari, ta kalojmë arsimin e lartë në një praktikë shumë të suksesshme për Europën që sot po e adopton edhe rajoni, po e adopton edhe Maqedonia, po e adopton edhe Kosova, edhe Serbia. E kam fjalën për trajtimin DUAL. E thënë më thjeshtë vendin që do të zërë një universitet ne përgatitjen profesionale qoftë për juristët, qoftë për inxhinierët e ndërtimit, qoftë për mjekët, qoftë për teknologjinë e informacionit. Praktika. Sa kohë do të harxhoni me teorinë, sa kohë do të harxhoni me praktikën”,- u shpreh Basha.

“Kjo qasje e re europiane që tashmë është edhe në rajon shkon deri në një ndarje gjysmë për gjysmë të kohës së studentit, pra edhe të pedagogut. Por kjo do të thotë që duhet investuar në universitetet tona, duhet investim në infrastrukturë, duhet investim në përgatitjen e pedagogëve, trajnimin e tyre dhe për këtë ne kemi hedhur hapa konkretë. Jo vetëm kemi bërë planifikimet e duhura por jemi vendosur në kontakt me Aleancën Europiane të Universiteteve. Jemi vendosur në kontakt me Komisionin Europian të cilët përkrahin plotësisht programin tonë që universitete e Shqipërisë të aplikojnë këtë metodë të trajnimit DUAL. Kjo do t’ju përgatisë më mirë për tregun e punës. “,- nënvizon Basha.

“Tregu i punës vjen kur ke krijuar kushtet si pёr investitorët vendas dhe tё investitorëve tё huaj. Prandaj ёshtё e rёndёsishme paketa fiskale qё diskutuam përpara se me paketën aktuale nuk ka pse tё vij asnjё investitor këtu. Madje po shkojnë investitor nga Shqipёria nё Maqedoni”,- vijoi Basha.

Basha gjithashtu shprehu zotimin se me rritjen e pagave për infermierët dhe përmirësimi i kushteve të punës për mjekët do të bëjë të mundur që ata mos të largohen nga vendi.

“Ndaj në programin tonë ne kemi parashikuar pagën 1200 euro për mjekët, 950 euro për mjekët specializantë dhe 700 euro për infermierët, në mënyrë që të stabilizojmë, të ndalim largimin masiv të mjekëve. Kjo në vetvete nuk mjafton. Hapi i dytë që do të hedhim është do të dyfishojmë kapacitetet për të trajnuar mjekë dhe infermierë përmes hapjes së një fakulteti të ri mjekësor në Tiran apo dyfishimit të aktualit. Unë personalisht një nga zgjidhjet që kanë bërë ekspertët e shëndetësisë preferoj hapjen e një fakulteti tjetër, në mënyrë që numri i mjekëve dhe infermierëve që trajnohen në fakultetet tona të rritet ndjeshëm. Por edhe kjo nuk mjafton. Reforma jonë shëndetësore ka në qendër pacientin shqiptarë”,- tha Basha.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.