Basha me familjet e vjetra në Elbasan: Normaliteti, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kreu i Partisë Demokratie, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan ku zhvilloi një bashkëbisedim me familje të vjetra të këtij qyteti. Basha tha se Elbasani sot përveç krizës ekonomike, ka dhe shkatërrimin e institucioneve që ruajnë identitetin e kulturës së tij.

“Normalitetin, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të ç’normalizuar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjellje që do të ishte e papranueshme në çdo familje normale shqiptare. Normaliteti në ekonomi, normaliteti në shoqëri, normaliteti në arsim, në shëndetësi, normaliteti si normë e europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëve në 25 Prill. Por kjo nis vetëm duke normalizuar politikën. Kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite, sepse këto 8 vite s’ka mbajtur asnjë premtim dhe fushata është momente kur ai që ka qeverisur duhet të japë llogari për premtimet, ai që kërkon të qeverisë duhet të zbulojë vizionin, programin dhe mënyrën se si do ti bëjë ato zotime, ato angazhime realitet. Se ai do ta kthejë këtë në betejë midis meje dhe tij. Në fakt koha e tij ka mbaruar”, tha Basha.

“Kkjo nuk është betejë midis meje dhe tij. Kjo është betejë për familjet shqiptare, kjo është betejë për interes kombëtare, kjo është betejë për ekonominë për mirëqenien, për të ndalur emigracionin, për të ringjallur ekonominë në çdo aspekt të saj. Kjo është betejë për të mundësuar që çdo i ri dhe e re e Elbasanit të ketë arsimin e duhur dhe punësimin dinjitoz. Kjo është betejë që shëndetësia shqiptare të fillojë të funksionojë të paktën siç funksionon në Maqedoninë e veriut, të paktën siç funksionon në Kosovë. Kjo është betejë për të pasur një demokraci të vërtet”,- u shpreh Basha.

“Ndaj duke mos harruar zotimin e parë që është zgjim ekonomik kombëtar, zgjim ekonomik për Elbasanin dhe për të gjithë Shqipërinë vende pune, investime me paga më të larta është çelësi për të bërë të mundur gjithçka tjetër, investimet për të bërë të mundur ringjallje n e kulturës, të artit, për të bërë të mundur arsimin normal dhe shëndetësinë që ju shërben njerëzve dhe zgjimi ekonomik kombëtar e Elbasani e i Shqipërisë ecin paralel me rinisjen e asaj rruge që e kemi nisur bashkë më heqjen e vizave rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian” – tha Basha. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.