Ahmetaj takime në Tiranë: Taksa për biznesin e vogël është zero, kështu do jetë deri në 2029

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Ministri i Rindërtimit njëherazi kandidati i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Arben Ahmetaj ka zhvilluar këtë të diel takime me qytetarë dhe sipërmarrës në kryeqytet.

Ahmetaj, gjatë takimeve u ka kujtuar sipërmarrësve se tashmë falë vendimmarrjes së qeverisë taksa për biznesin e vogël është 0 dhe kështu do të jetë deri në vitin 2029.

Banorët vlerësuan punën e bërë nga qeveria si dhe ekipin e ndërtuar nga Partia Socialiste.

“Është një ekip i mrekullueshëm. Më 26 prill do të jem e parë që do ju uroj për fitoren”,- i tha një qytetare Ahmetajt.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.