2603 të rinj dhe të reja të rekrutuar në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit

TIRANË 11 prill/ATSH/ 2603 të rinj dhe të reja janë rekrutuar në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa të rinj e të reja ishin rekrutuar në vitet e fundit në Policinë e Shtetit, 590 të rinj e të reja apo 2603.

“2603 të rinj e të reja janë rekrutuar përmes procedurave konkurruese e transparente për të shërbyer në forcat e rendit, duke rritur profesionalizmin dhe ulur moshën mesatare nga 45.8 vjeç në 43.8 vjeç”, shprehet Rama.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.