Vlora sot shumë më mirë në furnizimin me ujë të pijshëm, gati projekte të financuara

TIRANË, 10 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama foli sot mbi zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm, ndërsa theksoi se “sot në Vlorë është shumë më mirë situata e ujit të pijshëm në shumë zona, por të mos harrojmë se projekti vazhdon”.

Rama tha se “financimet janë gjetur por është thjesht çështje kohe, pune dhe durimi, pasi nuk është ‘do ta shikojmë dhe do ta bëjmë’, por janë të gjitha të financuara”.

Në një takim elektoral nga qendra historike e Vlorës, Rama tha se “ashtu si kjo lagje këtu me dy pamje, është kudo ku shkojmë, sepse kemi një pamje transformimi dhe një pamje që kërkon transformim”.

Por, tha ai, “njerëzit nuk duhet të harrojnë se çfarë po bëjmë ne këtu është pritur të bëhen prej 100 vitesh”.

“Jam shumë dakord se Vlora ka ende proleme serioze me ujin e pijshëm, por të mos harrojmë se nuk ka pasur kurrë”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.