Trajnime për stërvitjen “Defender 21″/ Kim mirëpret në Tiranë ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, mirëpriti ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey, të cilët mbërritën sot në Tiranë.

Në një fotografi të publikuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë shfaqet ambasadorja Kim dhe ushtarët amerikanë, të cilët do të kryejnë trajnime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Ambasada amerikane thekson se “ushtarët amerikanë do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21”./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.