Tiranë/ Oriana Osmani, prej 22 vitesh mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Mësuesja Oriana Osmani prej 22 vitesh punon si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe aktualisht jep mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, solli sot shembullin e mësuese Osmanit, duke theksuar se “sot dua t’ju prezantoj me zysh Orianën, e cila prej 22 vjetësh është mësuese e lëndës Gjuhë Shqipe dhe Letërsisë, si dhe shërben si pedagoge e jashtme pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës”.

“E karakterizuar përherë me qetësi, komunikim shumë të mirë dhe përkushtim maksimal, ajo është mishërim i mësuesit model që synon medoemos arritjet dhe formimin e nxënësve. Drejtuese prej vitesh në projekte për të rinjtë, mbështetëse në hartimin e kurrikulave për lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, redaktore tekstesh mësimore dhe librash letrarë etj, zysh Oriana që prej fillimit të pandemisë kontribuon gjithashtu për kanalin e dedikuar të mësimit “RTSH Shkollë””, – tha Kushi duke e falënderuar zysh Orianën për çdo kontribut.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.