Spiropali në Paskuqan: Në 63 njësitë individuale po finalizohet procesi i rindërtimit

TIRANË, 10 pril /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, njëherazi kandidate e  PS-së në qarkun Tiranë inspektoi në Paskuqan ecurinë e procesit të rindërtimit të shtëpive individuale dhe shumë shpejtë, familjet do të hyjnë në këto banesa të bukura.

Spiropali vizitoi shtëpitë e Dali Doshit, Qemal Laçit dhe Sul Pecaj që janë vetëm 3 nga 63 njësitë individuale të banimit në këtë zonë ku po finalizohet procesi i rindërtimit.

“Kush s’e besoi, le të shohi”- u shpreh Spiropali.

“Rindërtimi është vepër e kryeministrit Edi Rama. Deri tani kemi punuar mirë”, tha Spiropali duke cituar qytetarin që u shpreh shumë i kënaqur për ndërtimin e shtëpisë së re falas nga shteti, ndërsa theksoi se “akoma më mirë do të punojmë“.

“Punimet këtu po bëhen me të gjitha standardet, me termoizolim dhe kushte bashkëkohore”- tha ajo.

Spiropali u informua se banorët e kësaj zone, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti, kanë marrë të gjithë, bonusin e qirasë dhe do të vijojnë ta marrin ata deri në momentin që hyjnë në shtëpitë e reja, të cilat janë drejt përfundimit të plotë të ndërtimit. Proces që po kryhen në kuadër të programit të rindërtimit.

“Rindërtimi ishte sfidë e madhe për qeverisë të cilës ia dolën ashtu sikurse, kryeministri Rama, -tha ajo, – ia doli të gjej edhe vaksinat anticovid për vaksinimin e qytetarëve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre”.

Ndërkohë theksoi ajo, sot Lulëzim Basha thotë se, kur të vijmë ne do të kthejmë procesin mbrapsht, se nuk ka qenë i rregullt”. Se çfarë do bëjë ai? – shtroi pyetjen Spiropali.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.