Rritet me 8 % treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 8%  gjatë tremujorit të parë të vitit 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit në 3-mujorin e parë 2021, përmirësimi i TBN–së pasqyroi rritjen e dy balancave përbërëse të tij, aktivitetit ndërtues me 15,2% dhe kontratave porositë se me 0.8%.
Ndërkohë, midis balancave të tjera, në sektorin e ndërtimit rritje shënon edhe gjendja financiare, punësimi dhe pritjet për të në tremujorin e ardhshëm.

Sektori i ndërtmit në vendin tonë është faktor i rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Vitin e fundit, këtij sektori iu shtua edhe programi i Rindërtimi pas tërmetit. Më i madhi i realizuar si asnjë herë më parë në vendin tonë, përmes së cilit sot janë angazhuar 175 kompani të vogla, të mesme e të mëdha.

Ndërsa procesi i Rindërtimit, angazhoi edhe një numër të lartë të punësuarish.

Rezultojnë 2 065 të punësuar më shumë në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2020 e në vijim. Ndërsa numri i të punësuarve në ndërtim u rrit me 5% .

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.