“PS zero tatim e taksë, PD-LSI do e bëjnë 9%”/Braçe: Ata e duan pushtetin për të vjedhur

TIRANË, 10 prill/ATSH/- “PS nuk merr asnjë taksë në fshat për të ardhurat e bujkut, për punën me tokat, serat dhe blegtorinë”, deklaron kandidati për deputet i Partisë Socialiste, në qarkun e Fierit, Erion Braçe.

Ai thekson se PD- LSI e do pushtetin, së pari për të vjedhur dhe se dyti për t’i marrë edhe bujkut 9% tatim.

“Ne sot nuk marrim asnjë tatim e taksë në fshat, zero. As për punën me tokën, me serat, blegtorinë; As për të ardhurat e bujkut për këtë punë! Zero! Ka gjë përtej zeros? JO! Atëherë për çfarë e duan pushtetin PD-LSI! E para, për të vjedhur! E dyta, për t’i marrë edhe bujkut 9% tatim! Pra, ne e kemi zero! ata do e bëjnë 9%! Mos e harro këtë!’, shprehet Braçe.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.