Nis puna për portin e ri turistik të Sarandës, Rama publikon pamje: E ngjit turizmin në një nivel krejt tjetër në mandatin e tretë

TIRANË, 10 prill/ATSH/- Në qytetin bregdetar të Sarandës ka nisur puna për portin e ri turistik, një tjetër investim madhor në infrastrukturën aeroportuale.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe pamje se si do të transformohet ky port.

Rama thekson se ky kantier i ri në Sarandë do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të mandatin e tretë.

“MIRËMËNGJES, me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë”, shprehet Rama krahas pamjeve nga puna e nisur dhe projekti i ri për portin turistik.

Porti i ri turistik në Sarandë do të mundësojë ankorimin e jahteve jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe në dimër duke e kthyer të gjithë zonën në një turizëm elitar me impakt ekonomik.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.