Në qarkun e Vlorës mbi 26 mijë vaksinime antikovid/Nga e hëna nis vaksinimi mbi moshën 60 vjeç

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Në të gjithë qarkun e Vlorës janë kryer më shumë se 26 mijë vaksinime.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqën nga afër kryerjen e vaksinave në këtë qytet.

Ministrja Manastirliu tha se “vetëm në bashkinë e Vlorës janë kryer 21 mijë vaksina. Qendra e përqendruar në Vlorë mbulon gjithë rajonin 2.

“Janë kryer mbi 250 mijë vaksinime në të gjithë vendin dhe po vijojmë me intensitet fushatën e vaksinimit prej të dielës dhe të hënës ulim fashën +60. Kemi filluar me pjesën e koaludimit dhe inventarizimit dhe fillojmë nga nesër shpërndarjen e vaksinave , 100 mijë vaksinave të “Sinovac”. Presim nga dita e hënë 7020 doza të vaksinë PFIZER në kuadër të kontratës dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontratat që kemi me distributorin e autorizuar të “Sinovac””, – tha Manastirliu.

Kryeministri Rama i këshilloi të moshuarit të kenë kujdes në ditët e para pas vaksinimit.

Një e moshuar i tha Kryeministri Rama ju falënderoj për punën e palodhur që bëtë, na keni lehtësuar me këto vaksina.

Në gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i moshave +65 që do të zbresë në +60 nga e hëna e ardhshme.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 250.676 doza të vaksinës ndaj COVID19.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.