Mbështetje të gjitha kategorive/ Ahmetaj: Subvencionojmë 10 milionë lekë për kredi, ndërtojmë 2000 banesa sociale në vit


TIRANË, 10 prill /ATSH/ Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, kandidat i PS-së në qarkun e Tiranës, tha se “politikat e strehimit që ndërmerr PS synojnë të mbështesin të gjitha kategoritë në nevojë”.

Gjatë takimit që zhvilloi sot me banorë të njësisë nr.5  në Tiranë, Ahmetaj tha se “për familjet me atë ardhura të mesme, programi ynë subvencionon 10 milionë lekë të vjetra, për kredinë për shtëpi të re”.

Gjithashtu,- theksoi ai,- program për ndërtimin e banesave sociale, parashikon ndërtimin e 2000 shtëpive të reja çdo vit, duke nisur nga 2022, që i vjen në ndihmë strehimit të gjithë atyre që kanë nevojë”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.