Kursi i këmbimit gjatë javës/ Në raport me lekun, humb terren paundi britanik, euro dhe dollari

TIRANË, 10 prill  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 5-10 prill,  monedha e gjelbër amerikane, euro dhe paundi britanik, humbën terren në këmbim me lekun, krahasuar me një javë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, përgjatë kësaj jave, dollari amerikan ka humbur 1 lekë, duke u këmbyer në fundjavë me 103.43 lekë kundrejt vlerës 104,20 që ishte në fillim të javës.

Ndërsa euro humbi në këto pesë ditë, 0.5 lekë. Monedha europiane këmbehet me 122.97 lekë nga 123.04 që ishte ditëbn e hënë.

Paundi britanik, është valuta që ka regjistruar rënien më të fortë të vlerës duke zbritur me mbi 2 lekë që nga fillimi i javës, ndërsa këmbehet në fundjavë me 141.72 lekë nga 144.09 lekë që ishte të hënën.

Franga zvicerane, është e vetmja që ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës duke e nisur javën ne kuotën e 111.03 lekë për të arritur sot në nivelin e 111.67 lekë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.