Kredia me probleme u ul në nivelin 8.15% në shkurt 2021

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, kredia me probleme shënoi rënie në nivelin 8.15%, në shkurt të këtij viti, kundrejt nivelit 8.2% që ishte në fund të muajit janar 2021.

Sipas BSH-së, kredia me probleme Shqipëri është pothuajse në të njëjtat nivele me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pavarësisht një viti të kaluar nën efektet e krizës ekonomike që shkaktoi pandemia.

Stoku i kredive me probleme aktualisht vlerësohet në afërsisht 50 miliardë lekë ose pak më shumë se 400 milionë euro.

Sistemi bankar vijon kreditimin dhe raporti i kredive me probleme është i stabilizuar prej më shumë se një viti.

Bankierët shprehen se lehtësimi gradual i masave shtrënguese në nivel europian dhe global pritet t’iu japë frymëmarrje sektorëve jetikë për ekonominë shqiptare, si turizmi, transporti dhe aktivitetet e lidhura me to, që do të thotë nxitje e kreditimit dhe ekonomisë

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.