Klosi me banorët e Skraparit: Do të investojmë për ndërtimin e 10 ujësjellësave

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kandidat i PS-së në qarkun e Beratit, në zgjedhjet e 25 prillit në takimin që zhvilloi në Skrapar me qytetarët e kësaj zone, i shpreh se do të vijojmë me investimet në vepra publike, në shërbim të qytetarëve dhe transformimit të ekonomisë së vendit.

“Këtu kemi ndërtuar ujësjellësin e Cerenishit dhe Sharovës, ujësjellësin e Gjebrës dhe Kakrukes, sheshet dhe fasadat e pallateve”- u shpreh Klosi.

“Kemi ndërtuat, vijoi ai, rrugën për Tomorr dhe qendrën e Bogovës”.

“Nuk ndalemi këtu do të investojmë për ndërtimin e 10 ujësjellësave në Verzhezhë, Radesh, Orizaj, Potom, Backë, Munushtir, Vendresh, Grepckë, Blezenckë dhe Strore. Do të punojmë për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe promovimin e kësaj zone me vlera historike, kulturore dhe turistike”- deklaroi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.