ITALI – Përmirësim i lehtë i kurbës së infektimeve COVID-19

ROMË, 10 prill /ATSH-DPA/ – Italia pati përmirësime të lehta në kurbën e saj të infektimeve COVID-19 edhe gjatë Pashkëve, njoftuan ekspertët nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kurba ka arritur një pllajë në Itali, ndërsa në vendet e tjera ajo është akoma në rritje. Ne po shohim një rënie të ngadaltë në vend”, tha eksperti i shëndetit, Silvio Brusaferro.

Sipas të dhënave të fundit, numri i infeksioneve të reja të raportuara brenda shtatë ditëve për 100 000 banorë, e ashtuquajtura shkallë e incidencës shtatëditore, ka rënë nën 200.

Brusaferro shpjegoi se “këto janë sinjale pozitive, edhe nëse shifrat për sezonin e Pashkëve duhet të trajtohen ende me kujdes”.

Qeveria e shpalli vendin mesdhetar me 60 milionë banorë një zonë të kuqe, me ndalim policor për disa ditë gjatë Pashkëve.

Ndërkohë, Italia është kthyer në një sistem të zonave të ndryshme të rrezikut, në të cilin rregullat e COVID-19 ndryshojnë për sa i përket ashpërsisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.