FOTO/ Denaj me banorët në Ksamil: Vazhdojmë investimet në këtë zonë dhe shërbime më të mira

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, kandidate e PS-së në qarkun Vlorë, u shpreh se në mandatin e tretë të PS-së, vazhdojmë investimet dhe shtojmë më shumë shërbime të mira, për komunitetin.
Gjatë takimit me banorët e lagjes Kodër 26 Mars, në Ksamil, të Sarandës, Denaj theksoi  rëndësinë e vijueshmërisë punëve të nisura në Shqipëri dhe në këtë, si faktor të rëndësishëm në përmirësimin e ekonomisë së vendit dhe jetës së qytetarëve.
Morëm mbështetjen e tyre se vota në 25 Prill do të jetë për Partinë Socialiste, me qëllim vazhdimin e punëve të nisura, shtimin e investimeve në këtë zonë dhe shërbime më të mira”- tha Denaj.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.