Ekonomi: 110 milionë euro investime për nxitjen dhe zhvillimin e agroturizmit

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Me investimet në agroturizëm Shqipëri ka filluar zinxhirin e zhvillimit të kësaj industrie.

Sot sipërmarrjet po zgjerojnë investimet në këtë sektor falë edhe mbështetjes financiare që adreson qeveria për agroturizmin.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, bëri të ditur se “janë 110 milionë euro, investim për nxitjen dhe zhvillimin e agroturizmit”.

Kjo industri është një zë i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe diversifikimin rural. Agroturizmi po zhvillohet me hapa të shpejtë edhe për shkak të ngritjes së infrastrukturës në zona deri dje të paarritshme për vizitorët. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.