Çuçi me banorët në Memaliaj: Unaza, shëtitorja e qendra multifunksionale, ndër projektet që do të realizojmë

 

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Bledi Çuçi, në takimin që zhvilloi në Memaliaj me banorët e zonës, foli  për çfarë është bërë deri tani dhe punët e tjera që do të vijojnë.

“Unaza, shëtitorja e qendra multifunksionale janë disa nga projektet që do të realizojmë. Kthimi prapa te rrëmuja e rrënimi me PD-LSI, do të ishte fatal për Memaliajn dhe gjithë Shqipërinë. S’ka zgjedhje tjetër veç Partisë Socialiste”- tha Çuçi.

“Fakti që PS vjen pothuajse me të njëjtin ekip që ka qenë në 2017, për të kërkuar votë në 2021, tregon që PS është parti që mban premtimet dhe është parti që ka krijuar një raport përgjegjshmërie të sinqertë me njerëzit. Janë rezultatet ato që na bëjnë të jemi të tillë, janë projektet që i kemi në vazhdim dhe në financim të siguruar, është vizioni jonë, për të ardhmen dhe janë njerëzit e skuadrës sonë“- tha ai.

Çuçi vuri në dukje se “të gjitha sondazhet që bëjnë, qoftë edhe kundërshtarët tanë, opozita, tregojnë se forca e parë, më e votur në Shqipëri sot mbetet PS dhe ky është fakt. Nuk e fshehin dot as ata, opozita që ne jemi forca e parë që votohemi nga shqiptarët”.

“Ne jemi të pakënaqur kur kemi akoma qarkun e Gjirokastrës apo dhe gjthë Shqipërinë në kantierë ku kemi akoma dhe shumë punë për të bërë dhe kemi akoma shumë propjekte, që duam të çojmë deri në fund. Ndaj kërkojmë nga Memaliaj, qarku i Gjirokastrës dhe gjithë Shqipëria, që të marrim një votë për të krijuar një mazhorancë absolute, në mënyrë që të qeverisim të vetëm pa patur nevojë të bëjmë koalicione” – u shpreh Çuçi.

Ai tha se, “jemi ndër vendet e vetme në rajon që kemi filluar vaksinimin masiv dhe ka vende sot në botë që ende nuk e kanë filluar vaksinimin masiv, megjithëse janë të zhvilluara dhe kjo falë sensit dhe lidershipit të Edi Ramës, por dhe punës së palodhur të qeverisë shqiptare”.

“Në 25 prill të votojmë për PS sepse po votuam për PS dhe Edi Ramën, kemi votuar për të ardhmen e fëmijëve tanë”, deklaroi Çuçi. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.