COVID-19/ Rreth 2 000 vdekje që nga rastet e para në Kosovë

PRISHTINË, 10 prill/ATSH/- Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 967 pacientë. Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 80 mijë e 834 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.