BRUKSEL- Von der Leyen: Vrasja e një gazetari veprim mjeran prej frikacaku

BRUKSEL, 10 prill /ATSH-ANSA/ – Vrasja e një reporteri është një veprim mjeran prej frikacaku, shkroi në Twitter presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në lidhje me vrasjen e gazetarit investigativ grek Giorgos Karaivaz në Athinë.

”Europa është në anën e lirisë dhe liria e shprehjes është gjëja më e shenjtë për të gjithë gazetarët, vetëm e vetëm që ata të jenë në gjendje të punojnë të sigurt”, shkroi von der Leyen.

Kujtojmë se gazetari Giorgos Karaivaz u vra dje jashtë shtëpisë së tij në Alimos, në bregdetin jugor të Atikës, pranë Athinës.

Dëshmitarët raportuan se dy burra me një motor, qëlluan me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia po kryen hetime dhe zona mbetet e rrethuar./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.