Bënte gjimnastikë, pa e ditur se pas saj po ndodhte një… grusht shteti!

NAIPITAE, 10 prill /ATSH/ – Khing Hnin Wai, mësuese gjimnastike, u bë mjaft e famshme në rrjetet sociale falë videos së saj të publikuar në Facebook, përmes pamjeve nga rruga kryesore e Naipitaes, kryeqytetit të Mianmarit, shkruan faqja e internetit today.it.

Më 31 janar, Khing Hnin Wai filloi të kërcejë ndërsa ndjekësit e saj e ndiqnin atë në rrjetet sociale dhe ndërkohë që autokolonat e ushtrisë kalonin pas saj për të filluar grushtin e shtetit në vendin aziatik.

Ushtria mori pushtetin pasi arrestoi udhëheqësen de facto Aung San Suu Kyi, presidentin Win Myint dhe drejtuesit e ”Lidhjes Kombëtare për Demokraci”, që kishte fituar zgjedhjet e nëntorit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.