Basha takime elektorale në Bulqizë e Burrel: Do garantojmë të drejtat e minatorëve

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takime elektorale në Bulqizë dhe Burrel.

Nga Bulqiza, Basha premtoi se “brenda 6 muajve do të miratohet statusi i minatorit, në dialog me minatorët”

“Kam kërkuar falje që nuk arritëm ta miratonin në qeverisjen e PD. Keni besën time, të gjithë minatorët e Shqipërisë. Hidhni hapin e bashkimit me PD dhe programin tonë. Do të garantojmë të drejtat tuaja si kolegët tuaj në Europë. Nuk ka ndryshim pa ndryshuar fatin tuaj, pa gëzuar ju të drejtat e kolegëve tuaj europianë. E di që ju ka zhgënjyer politika. Vini jetën në rrezik për bukën e fëmijëve. Por 25 prilli është një mundësi. Përdoreni! Votoni ndryshimin”, u tha Balla minatorëve të Bulqizës.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e përmbylli turin e takimeve në verilindje të Shqipërisë, në qytetin e Burrelit.

Në fjalën e tij, Basha tha se të djathtë dhe të majtë janë bashkuar si asnjëherë më parë një një qëllim të vetëm, të sjellin ndryshimin më 25 prill. /j.p/

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.