256 810 vaksinime antikovid deri tani/ Vetëm sot, 6134 vaksinime në vend

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Në të gjithë vendin që prej nisjes së fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” deri më sot janë kryer 255 810 vaksinime antikovid.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila njoftoi se vetëm sot janë kryer 6134 vaksinime antikovid, ndërsa fushata e vaksinimit masiv po intesifikohet me ardhjen e dozave të reja.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar me kalendar të kombinuar, për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389.540 doza të vaksinave antikovid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Barometri global për ritmin e vaksinimit e renditi Shqipërinë në vendin e parë, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Europian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.