“100 ditë, 100 arritje”/43 shërbime policore ofrohen sot online nga zero të tilla në 2013

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Shërbimet online që ofrohen nga Policia e Shtetit kanë krijuar më shumë lehtësi për qytetarët duke shmangur radhët e gjata dhe korrupsionin.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje” se sa shërbime ofrohen sot online nga Policia e Shtetit, 20 shërbime apo 43 shërbime”.

Kryeministri Rama thekson se “43 shërbime policore ofrohen sot online nga zero të tilla në 2013, duke kursyer kohë, shmangur kontaktin me zyrtarët dhe eliminuar mundësinë për korrupsion”.

Vitet e fundit rritja e shërbimeve online u kurseu qytetarëve 472 vite pritje në radha në sportelet e zyrave të shtetit dhe rreth 4 milionë euro.

Përmes e-Albania, qytetarët mund të marrin çdo dokument që nga certifikata personale, shërbimet e shëndetit, vërtetimet gjyqësore, hapje  biznesi dhe deri të pagesat e faturave.

/k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.