Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë

TIRANË, 9 prill /ATSH/ 107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021.

Lajmin e ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021. KQZ mbështet Zyrën e KiE në Shqipëri dhe Akademinë e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, shprehet Celibashi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.