Vijojnë ndërhyrjet e implantit koklear me rimbursim 100% nga shteti, Manastirliu: 13 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen delikate për rikthimin e dëgjimit

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër fëmijët që i janë nënshtruar ndërhyrjeve delikate për rikthimin e dëgjimit në Spitalin Francez në QSUT.

Duke publikuar fotot e Geraldos, 7-vjeçarit nga Korça, i cili ka lindur me humbje të thellë të dëgjimit, Manastirliu shprehet se ai i është nënshtruar ndërhyrjes së suksesshme të implantit koklear falas me financim 100 % nga shteti.

Manastirliu ka bërë me dije se janë 13 fëmijë me humbje dëgjimi që kanë përfituar falas këtë procedurë të kushtueshme në QSUT. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.