Vdes princi Philip, bashkëshorti i Elizabeth II

LONDËR, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Vdiq princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II për 73 vite.

Princi Philip, 99 vjeç, u shtrua disa javë në një spital në Londër për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore nga një infeksion i specifikuar, pa asnjë lidhje me Covid-19, çka i shtoi problemet me zemrën.

Mbretëresha Elizabeth II e dha lajmin me një postim nga Buckingham Palace.

”Jam thellësisht e trishtuar nga humbje e bashkëshortit të dashur”, shkruan ajo.

Duka e Edimburgut festoi 73 vjet martesë me Elizabeth II, 95 vjeçe, nëntorin e kaluar.

Ai do të mbushte 100 vjeç në qershor./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.