Vdes gjenerali Divjak heroi i mbrojtjes së Sarajevës

SARAJEVË, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Jovan Divjak, gjenerali serbo-boshnjak, i cili, në 1992, zgjodhi të mbrojë Sarajevën gjatë rrethimit të milicisë serbe të udhëhequr nga Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç, vdiq në Sarajevë në moshën 84-vjeçare.

Një oficer në ushtrinë jugosllave (JNA) dhe serb nga lindja, Divjak doli në anën e popullsisë së Sarajevës, myslimanë, kroatë dhe serbë, në vend që të bashkohej me artilerinë që rrethoi qytetin gjatë tre viteve e gjysmë të luftës në Bosnje.

Zëvendëskomandant i ushtrisë boshnjake, ai u vlerësua nga banorët si një njeri me guxim të madh dhe drejtësi morale.

I urryer nga serbët, të cilët e konsideruan atë tradhtar, si edhe nga ekstremistët e të gjitha etnive, ai ishte një nga personazhet më të dashur nga njerëzit, që për më shumë se tre vjet e gjysmë ndihmoi, me optimizmin e tij dhe humanitetin e tij, për të duruar tragjedinë.

Pas largimit nga karriera e tij ushtarake, Divjak e vazhdoi angazhimin e tij duke themeluar shoqatën “Obrazovanje gradë BiH (“Edukimi ndërton Bosnjën dhe Hercegovinën”), që jep bursa për të rinjtë jetimë pa dallim identiteti etnik, si edhe viktimave të luftës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.