Taksa progresive rriti të ardhurat dhe konsumin/ Xhafaj: Mandati i tretë, vijim i politikave për rritjen e punësimit

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Etjen Xhafaj,  njëkohësisht kandidat i PS-së për qarkun Tiranë, në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se “gjykimi i ofertës politike bëhet mbi bazën e punëve dhe arritjeve. PS sidomos në këto dy vitet e fundit, ku u përball edhe me krizën e tërmetit dhe pandemisë, ka qenë aty për t’i shërbyer qytetarëve dhe i është përgjigjur qytetarëve për nevojat më imediate, si në menaxhimin e krizave ashtu edhe në përgjigjen ndaj pandemisë”.

Gjatë një interviste televizive, mbrëmjen e së premtes, ai shprehu besimin se, zgjedhja reale që do të bëjnë qytetarët në 25 prill, pavarësisht nga cili krah ju vjen politikani të gjithë shqiptarët duhet të bëjnë një pyetje, ku ishte ti kur unë kisha nevojë? Shanset dhe gjasat janë 25 prilli, do të jetë një fitore tjetër për PS-në, bazuar jo në atë se çfarë ka bërë qoftë edhe me rindërtimin dhe vaksinimin, por se çfarë do të bëj edhe më shumë në të ardhmen.

Xhafa tha se programi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta, i gjithë fondi i granteve është disbursuar dhe pjesa e fondit e ofruar si kredi po menaxhohet.

“Përballë situatës së vështirë që krijuan këto dy fatkeqësi, Shqipëria jo vetëm që pati rënien më të ulët se vendet e rajonit por do të ketë dhe rritjen ekonomike këtë vit më te lartë se pritshmëritë e BB dhe FMN”-  u shpereh ai.

Xhafaj u shpreh se, politika e taksës progresive rriti të ardhurat në buxhetin e familjeve dhe shtoi konsumin.

“Diferenca e të ardhurave fiskale 2013, me sistemin aktual nëse do të kish qënë taksa e sheshtë e 2013, qeveria do të kishte mbledhur vetëm nga tatimi mbi të ardhurat 17.4 miliardë lekë më më tepër. Por këto lekë që nuk u mbollën, përfunduan në konsum për qytetarët”- tha Xhafaj.

Ndërsa theksoi se, një nga premtimet kryesore në programin e PS-së,  zero taksa për biznesin e vogël  deri në 2029, është politika që po stimulon rritjen e punësimit të ardhurave për këto sipërmarrje.

Gjithashtu vijoi ai, politikat fiskale lehtësuese kanë nxitur sipërmarrjet e reja, është në trend rritje numri bizneseve që drejtohen nga zonjat.

“Nga 40 mijë biznese të reja, 19 mijë biznese drejtohen nga zonjat. Pra e kemi rritur numrin bizneseve, prodhimin dhe gamën e produkteve. Përmes programit të mbështetjes stimulojnë bizneset në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit”- deklaroi Xhafaj.

“Kemi hequr tatimin për pagat minimale dhe rrisim fashën e pagës minimale në 40 mijë lekë me zero tatim fitimi. Sot  97. 3 % e shqiptarëve që marrin nga 0- 175 mijë lekë në muaj, do të paguajnë më pak me sistemin e taksës progresive, sesa me 9% e llogaritur nga PD-ja. Skema e granteve për kthimin e migrantëve, besojmë se do të kemi mundësi të thithm kapitalin njerëzor dhe ky fokus do të diversifikojë më shumë ekonominë e vendit dhe gjithashtu do të japë një hov cilësor rritje”- tha Xhafa.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.