Tahiraj në Vlorë: Në 25 prill votë për PS, për të vijuar transformimin

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Në një takim me banorë të lagjes “Isa Boletini” në Vlorë, kandidati për deputet i PS në qarkun e Vlorës, njëkohësisht edhe kryesocialisti i Vlorës, Anduel Tahiraj, ka kërkuar votën për PS dhe kryeministrin Edi Rama në 25 prill për të vijuar transformimin e Vlorës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe deputetët aktual të Vlorës, Edmond Leka dhe Fate Velaj, të cilët teksa kanë vlerësuar punët e mira që i kanë ndryshuar faqen qytetit të Vlorës, e kanë cilësuar kandidatin Tahiraj si njeriun që ka pritur, dëgjuar dhe zgjidhur shumë njerëz teksa ka mbajtur detyrën e kryetarit të PS të Vlorës, duke qenë një derë e hapur për këdo.

Tahiraj, tha se në këto 6 vite ka krijuar kontakte me të gjithë këta banorë dhe është njohur me problematikat që ata kanë.

Ai është shprehur besimplotë se qytetarët dhe banorët e kësaj lagjeje do të zgjedhin vijimin e investimeve dhe rrugën e duhur që është vetëm PS.

Tahiraj ka kërkuar që më 25 prill qytetarët të votojnë numrin 12 PS dhe numrin 8, Edi Ramën.

Banorët e lagjes “Isa Boletini” i kanë shprehur mbështetje kandidatit për deputet, Anduel Tahiraj dhe PS për mandatin e tretë që do të jetë mandati i zonave periferike dhe njësive administrative.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.