Salianji: Pas 25 prillit gjendja e familjeve që jetojnë në kushte të varfra do të ndryshojë

TIRANË, 9 prill /ATSH/ – Kandidati për qarkun e Korçës, Ervin Salianji u takua me një familje në kushte të rënda ekonomike.

Salianji tha se kryefamiljari i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, kurohet me para të marra borxh ndërkohë që, familjes i kanë ndërprerë energjinë elektrike prej tre muajsh, pasi nuk kanë të ardhura për t’i paguar.

Salinji premtoi se pas 25 prillit gjendja e kësaj familjeje, por edhe e familjeve të tjera që jetojnë në këto kushte do të ndryshojë.

“I sëmurë edhe pa drita? Ne do tju ndihmojmë. Do vijmë sërish t’ju takojmë këtu në shtëpi. Do ta ndjekim rastin dhe do tju ndihmojmë me kempin dhe me energjinë elektrike. Na mbështesni këtë herë dhe do t’ju ndihmojmë”, u shpreh Salianji.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.