Rikonstruktohet rrjeti 20 kV/ Furnizim më i mirë me energji për fshatin “Dushnik” dhe lagjen “Kombinat” në Berat

TIRANË, 9 prill/ATSH/ OSHEE ka filluar rikonstruksionin e rrjetit të ri 20 kV për fshatin “Dushnik” dhe lagjen “Kombinat” në Berat.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo tha se “përfitimin kryesor nga ky investim e kanë zonat industriale, pasi morën më në fund zgjidhjen e shumëkërkuar”.

Ky investim, tha Demo, “jo vetëm që do të përmirësojë nivelin e tensionit energjetik, por do të rrisë edhe shkallën e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve”.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.