PHENIAN – Kim paralajmëron një krizë tjetër urie

PHENIAN, 9 prill /ATSH-DPA/ – Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kin Jong-Un kërkoi nga popullata të përgatitej për një krizë shumë të vështirë, e krahasuar me urinë e tmerrshme që goditi vendin në vitet 1990, raportoi BBC.

Koreja e Veriut është goditur nga sanksionet ndërkombëtare për programin i saj bërthamor, ndërkohë që ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë.

Gjithashtu tregtia me Kinën është në një ngecje.

“Ne duhet të ndërmarrim një marsh tjetër të mundimshëm”, theksoi Kim në një konferencë të Partisë së Punëtorëve duke iu referuar urisë shkatërruese që goditi Korenë e Veriut pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ku vlerësohet se rreth 3 milionë njerëz vdiqën në atë periudhë nga uria.

Më parë gjatë javës, lideri i Koresë së Veriut kishte paralajmëroi se vendi po përballej me “situatën më të keqe ndonjëherë dhe sfida të shumta të papara”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.