Parashikimi i motit, e premte 9 prill 2021

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ditën e premte në vend do të vijnë në qarkullim masa ajrore të qëndrueshme.

Moti përgjithësisht do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë maleve. Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë për shkak të temperaturave negative.

Era do të fryjë veriperëndim-juglindje e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/16 diell
Kukës -1/8 re diell
Lezhë 5/16 diell
Dibër -3/8 re diell
Durrës 5/17 diell
Tiranë 4/17 diell
Elbasan 4/16 re diell
Berat 0/17 re diell
Vlorë 4/17 diell
Korcë -2/10 re diell
Gjirokastër 3/17 re diell
Sarandë 4/17 diell
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.