OBSH nuk rekomandon vaksinimin me dy vaksina të ndryshme

GJENEVË, 9 prill /ATSH-DPA/ – OBSH nuk rekomandon të ashtuquajturin ndërvaksinim kundër COVID-19, që përdor vaksina të ndryshme për dy dozat e nevojshme për t’u imunizuar plotësisht nga virusi.

“Nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme mbi rreziqet e mundshme të një doze të parë vaksinimi me AstraZeneca dhe një agjenti tjetër për dozën e dytë”, tha zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Në deklaratat e saj, Harris iu referua një rekomandimi paraprak të një paneli ekspertësh të OBSH-së në shkurt, sipas të cilit duhet të injektohet i njëjti produkt në të dy dozat e vaksinës tani për tani.

Ekspertët bënë thirrje për kërkime të mëtejshme për të kontrolluar përdorimin e një përzierjeje të vaksinave./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.