Nis vaksinimi antikovid i ushtarakëve/ Prioritet, trupat pjesëmarrëse në stërvitjen e madhe ushtarake “Europe Defender 2021”

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se ka nisur vaksinimi i ushtarakëve shqiptarë me prioritet trupat që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake Europe Defender 2021.

Sipas ministrit, përveç protokolleve shëndetësore antikovid të hartuara enkas për këtë stërvitje, çdo ushtarak shqiptar dhe i huaj do të jenë të vaksinuar për të garantuar edhe mbrojtje shëndetësore.

“Filloi vaksinimi i ushtarakëve shqiptarë me prioritet trupat që do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake Europe Defender 2021. Përveç protokolleve shëndetësore antiCovid të hartuara enkas për këtë stërvitje, çdo ushtarak shqiptar dhe i huaj do të jenë të vaksinuar për të garantuar edhe mbrojtje shëndetësore”, deklaroi Peleshi.

Prej gati dy javësh në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv i popullatës, ndërsa me 11 janar nisi vaksinimi i bluzave të bardha për të vijuar me të moshuarit mbi 80 vjeç e mësuesit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.