Netflix Inc marrëveshje me Sony Pictures për ekskluzivitetin e transmetimit të filmave

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-DPA/ – Netflix Inc (NFLX) ka lidhur një kontratë shumëvjeçare me Sony Pictures Entertainment për të drejtat e transmetimit të brendshëm të titujve filmikë të studios.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, të gjithë filmat e Sony Pictures do të transmetohen ekskluzivisht në Netflix pas publikimeve të tyre në kinema dhe platform televizive në shtëpi.

Si pjesë e marrëveshjes, Netflix do të ketë gjithashtu një mundësi të parë për të zgjedhur filma që studioja po prodhon për platforma streaming.

Ndër filmat e parë që do të vijnë në Netflix janë “Morbius”, “Uncharted”, “Where the Crawdads Sing” dhe “Bullet Train”.

Filmat e ardhshëm, si “Spider-Man” dhe filma të tjerë të bazuar në personazhet e Marvel, ku Sony ka të drejta, do të shfaqen gjithashtu në Netflix.

“Sony Pictures është një partner i shkëlqyeshëm dhe ne jemi të entuziazmuar për të zgjeruar marrëdhëniet tona përmes kësaj marrëveshjeje përparimtare”, tha Scott Stuber, kreu i Global Films në Netflix.

Kushtet financiare të marrëveshjes pesëvjeçare nuk u zbuluan./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.