MV – 42 viktima dhe 1 174 raste të reja për shkak të COVID-19

SHKUP, 9 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 42 viktima dhe 1 174 raste të reja nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 140 065, ndërsa i vdekjeve në 4 150.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 811 pacientë të tjerë janë shëruar, duke e çuar në 113 430 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 22 485./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.