Metaliaj takim në një fasoneri në Lezhë: Rritje pagash, ulje taksash dhe rimbursim 100% për arsimin e lartë të të rinjve

TIRANË, 9 prill /ATSH/ -Kandidatja e PD në Qarkun Lezhë, Lindita Metaliaj, teksa takoi gra dhe vajza të cilat punojnë në fasoneri, theksoi se gruaja, si shtyllë e familjes, me programin ekonomik të PD, do të ketë rritje të të ardhurave në familje, shtim të blerjes së ushqimeve të shportës, shkollim dinjitoz dhe të rimbursuar 100% nga shteti për fëmijët e tyre në bachelor dhe master, rritje të pagës nëpërmjet lehtësimit të biznesit nga taksat, ulja e çmimit të energjisë dhe heqjes së “taksës Rama”mbi karburantin.

“Duke filluar nga paga minimale, do të rritet në 360 mijë lek në muaj, që në vitin e parë të mandatit. Biznesi do të ketë një mbështetje direkte me uljen e taksave, taksën e sheshtë 9%, biznesi do të ketë më shumë mundësi që të investojë, të rrisë pagat, sepse do t’i ulen shpenzimet. Sigurimet shoqërore do të bëhen me 18%, ndërkohë që sot janë 23%”, tha ajo.

“Për biznesin fason do të ulet çmimi i eneergjisë eelektrike. Me uljen e taksave, me uljen e çmimit të energjisë elektrike, çmimit të karburantit që do të ulet me 240 lek për litër që është “Taksa Rama” të cilën ne do ta heqim sapo të vijmë në pushtet, me sigurimet shoqërore 18%, pa dyshim biznesi do të ketë më shumë mundësi të rrisë pagat dhe të mbështesë çdo punëmarrës”, u shpreh Metaliaj.

“Për ju është me interes rritja e pagës, që nesër të keni mundësi për ushqimet e shportës, të cilat në Shqipëri tani janë shumë të shtrenjta, por do të keni mundësi edhe për të arsimuar fëmijët. Sepse për familjet që kanë të ardhura nën 640 mijë lek në muaj. Do t’i rimbursohet 100% tarifa për fëmijën në Universitet. Për të tre vitet e shkollës, bachelor dhe masterin nuk do të paguajë asnjë lek në universitetet shqiptare për të arsimuar fëmijët. Për fëmijët e porsalindur nga 0-5 vjeç me programin e PD do të jepen 30 mijë lek në muaj derisa fëmija të mbushë moshën 5 vjeç”, u shpreh ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.