Mbi 240 mijë vaksinime në vend/ Vijon vaksinimi masiv antikovid i të moshuarve edhe në Sarandë


TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Sarandë, ku vijon vaksinimi masiv ashtu si në të gjithë vendin, në qendrat e qyteteve e gjithashtu në qendrat shëndetësore në fshatra, afër vendbanimit për gjyshet dhe gjyshërit më të moshuar.

Rama ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve në qendrën e vaksinimit të ngritur pranë gjimnazit “Hasan Tahsini” në Sarandë.

Më shumë se 240 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri tani nga nisja e fushatës “Shqipëria Buzëqesh” në vendin tonë.

Në total janë kryer 242 542 vaksinime, ndërkohë që vetëm dje janë vaksinuar 10 163 persona, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.

Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve, i uniformave blu. Gjithashtu deri tani janë vaksinuar 25 720 arsimtarë./m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.