GREQI – Vritet gazetari i njohur Giorgos Karaivaz

ATHINË, 9 prill /ATSH-ANA/ – Gazetari Giorgos Karaivaz u vra sot jashtë shtëpisë së tij në Alimos, në bregdetin jugor të Atikës.

Dëshmitarët raportuan dy burra me një motor, të cilët qëlluan me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Fajtorët më pas u larguan në një drejtim të panjohur.

Policia po kryen hetime dhe zona është rrethuar.

Sipas një burimi policor, gazetari nuk kishte raportuar ndonjë kërcënim ndaj tij dhe as kishte kërkuar mbrojtje policore.

Në një deklaratë, zëdhënësja e qeverisë Aristotelia Peloni tha “Vrasja e tij na ka tronditur të gjithëve” dhe nënvizoi se “autoritetet po hetojnë çështjen në mënyrë që autorët të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.