GJERMANI – Spahn: Për të zbutur valën e tretë na duhet një lockdown

BERLIN, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Për të zbutur valën e tretë na duhet një bllokim i pandemisë, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në Berlin ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Spahn u bëri thirrje partive politike ”të ulin tonin e konfrontimit politik në Gjermani, për shkak madje edhe në fushatës dhe të përqendrohen mbi thelbësoren dhe atë është në luftën kundër pandemisë”.

Mbi mundësinë e një bllokimi unitar dhe të shkurtër u shpreh edhe kancelarja në ditët e fundit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.